Feraj si Kurti: Gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare në Maqedoni të Veriut - NACIONALE

Feraj si Kurti: Gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare në Maqedoni të Veriut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Edhe Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, pretendon se gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare në Maqedoni të Veriut.

Ndonëse në Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve thuhet që gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, Feraj pretendon të kundërtën.

Sipas tij, gjuha shqipe për të qenë gjuhë zyrtare ajo është dashur të përmendet në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

“1. Gjuha zyrtare vendoset, thuhet shprehimisht, në kushtetutë (zakonisht menjëherë mbas formës dhe përkatësisë së shtetit etj.); 2. Gjuha shqipe nuk është në kushtetutën e RMV; Konkluzioni: Shqipja nuk është gjuhë zyrtare në RMV. * Me ligj të veçantë, gjuha shqipe është gjuhë lokale në përdorim "zyrtar": në zonat ku shqipen e flasin 20 % a më shumë e banorëve lokalë. (Pak a shumë ngjashëm me statusin e serbishtes, kroatishtes, shqipes dhe boshnjakishtes në Malin e Zi)”, ka shkruar Feraj.

Ai ka përmendur edhe shtetet që nuk kanë gjuhë zyrtare.

“Ekzistojnë shtete që nuk kanë gjuhë zyrtare: SHBA, Australia, UK, Meksika, Pakistani etj. RMV ka gjuhë zyrtare, dhe ka vetëm maqedonishten; Serbia vetëm serbishten; Shqipëria vetëm shqipen; Kosova shqipen dhe serbishten; Bosnja e Hercegovina boshnjakishten, serbishten dhe kroatishten”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme