"Bashkimi kombëtar, sot": Feraj pa fjalë për planin evropian me të cilin u pajtua shefi i tij Kurti - NACIONALE

"Bashkimi kombëtar, sot": Feraj pa fjalë për planin evropian me të cilin u pajtua shefi i tij Kurti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Hysamedin Feraj është “zhdukur”. Së paku, në rrjetin social Facebook. Ai nuk është bërë i gjallë që nga data 15 shkurt në profilin e tij në Facebook. Ndonëse ka zhvillime të reja në dialog, më saktësisht publikim të marrëveshjes evropiane e gaitshmëri të kryeministrit Albin Kurti për nënshkrim të marrëveshjes, z. Feraj ka mbetur i heshtur.

Duket se z. Feraj ka hyrë në një “agjerim” mendimesh, duke zgjedhur të mos deklarohet për takimin e 27 shkurtit mes Kurtit dhe Vuçiqit. Njeriu që ka mendim pothuajse për gjithçka, me gjasë ka mbetur pa mendim.

Z. Feraj ka zgjedhur të mos flasë për gatishmërinë e shefit të tij për marrëveshjen evropaine. Postimi i fundit i Ferajt është ai i datës 15 shkurt. Në fakt, postimi i fundit është një shpërndarje e një fjalimi të Kurtit në 53 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës.

Nuk dihet se çfarë ka ngjarë me z. Ferajn që e ka shtyrë të hy në këtë izolim mendimesh. Megjithatë, Nacionale do t’iu mbajë të informuar në lidhje me deklarimet e z. Ferajt, kurdo që ai flet në lidhje me marrëveshjen evropiane.

Lajme të ngjashme