Feraj më gjuhë të ulët sulmon opozitën: Dukeshin gati t'i thoshin Vuçiqit “haram vota ime”
Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministri Albin Kurti, me gjuhë të ulët ka kritikuar opozitën në raport me zhvillimet në veri.
Ai ka thënë se ata ishin të zhgënjyer nga mosmbajtja e premtimeve që kishte dhënë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, për barrikadat.
Duke ironizuar me ta, ai ka shkruar se ata dukeshin gati t`i thoshin “haram vota ime”.
“Shumë shqiptarë, militantë, opozitarë, dje ishin aq të zhgënjyer nga mosmbajtja e premtimeve që kishte dhënë Vuçiqi me barrikadat, sa dukeshin gati t'i thonë: Haram vota ime! Të pakuptueshëm. Ose, nëse të kuptueshëm, atëherë aq traumatizes sa nuk duam ta pranojmë se mund të jenë të atillë. Ndaj na mbeten të "pakuptimtë"”, ka shkruar ai.