Feraj kërkon zëvendësimin e Lajçakut me “një përfaqësues të paanshëm në bisedime”
Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje nga Tirana, ka shkruar një status, në të cilin ka shtruar një kërkesë në gjuhën shqipe për BE-në.
Sipas tij, pas masae konstruktive të BE-së ndaj Serbisë, duhet të zëvendësohet edhe Miroslav Lajçaku nga pozita e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Lajçaku, sipas Ferajt, do të duhej të zëvendësohej me një përfaqësues të paanshëm në bisedime.