Feraj i VV-së e kritikon Escobarin: Nxiti Asociacion etnik në Kosovë - NACIONALE

Feraj i VV-së e kritikon Escobarin: Nxiti Asociacion etnik në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti dhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status të gjatë, në të cilin ka kritikuar Gabriel Escobarin, të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Ai ka shkruar se Escobar ka nxitur krijimin e asociacioneve etnike në rajon.

“Trashëgimia Escobar"

Si kontributi i veçantë i z. Gabriel Escobar në rajonin tonë do të kujtohet ai për kthimin në potent të konflikteve latent?!

Ai nxiti etnitë të krijojnë asociacione etnike në Kosovë, në Serbi, në Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi dhe kudo ku janë.” – shkroi ai.

Ai dha edhe një “shpjegim” se pse po e kritikon Escobarin në lidhje me këto çështje, duke i rënditur disa pika.

Në fund, ai tha se Escobarit duhet t’ia drejtojnë shqetësimet të gjitha etnitë dhe kombet nga rajoni.

“Nuk duhet harruar edhe se z. Escobar, pavarësisht se, në dukje, duket i shqetësuar vetëm për etnitetin serb, është i dërguari i SHBA-ve për gjithë rajonin, jo vetëm për Kosovën. Prandaj etnitë e kombet nga gjithë rajoni kanë të drejtë t'ia drejtojnë shqetësimet dhe t'ia bëjnë të njohura kërkesat dhe frikërat e tyre.” – shkroi z. Feraj.

Lajme të ngjashme