Feraj hedh një hipotezë: Rama mund të ketë probleme me shëndetin
Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar fotografinë e djeshme, ku Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, nuk u çua në këmbë gjatë përshëndetjes me Kurtin në Kotorr të Malit të Zi.
Feraj ka përshkruar simbolikën e kësaj foto, duke shkruar se “SHBA në këmbë, Shqipëria ulur!”
Për më shumë, Feraj ka hedhur në publik një hipotezë të çuditshme, duke aluduar se Rama mund të ketë probleme me shëndetin.
“Simbolika:
SHBA në këmbë, Shqipëria ulur!
Kurti dhe O'Brien paksa të përkulur, Rama i përulur.
PS: Mbase nuk është siç duket. Rama mund të ketë probleme me shëndetin...” – ka shkruar Feraj.