Faturat rrymës: Çka ndodhi gjatë javës së fundit të vitit 2023?
Java e fundit e vitit 2023 nuk ishte edhe aq e qetë. Faturat e larta të energjisë elektrike, i kanë tmerruar qytetarët, rrëzimi pjesërisht i Ligjit të Pagave, puna e targave, e vdekja e dyshimtë e një gruaje, janë disa nga ngjarjet kryesore të javës që po e lëmë pas.
Rryma
Faturat e muajit dhjetor i çuditën qytetarët e Kosovës. Shumë nga ta u tmerruan me shifrën e faturës së energjisë elektrike.
KEDS dhe KESCO mohuan se ka shtrenjtim të rrymë teksa kanë thënë se ka pasur konsum më të madh të rrymës.
“Rritja e vlerës se faturave në ketë muaj dimri është rezultat i rritjes së konsumit të energjisë elektrike, veçanërisht te konsumatorët që e përdorin energjinë elektrikë për ngrohje. Konsumimi i energjisë elektrike në vlerë më shumë se 800 kËh në muaj faturohet me tarifë më të lartë, ashtu siç paraqiten në çdo faturë te konsumatorëve. Shih Vendimin e ZRrE-së.” – ishte thënë në njoftimin e KESCO.
Në anën tjetër, kryeministri Kurti ka thënë se nëse ka fatura të fryrera atëherë qyetarët të ankohen.
“Nëse ka fatura të fryra, KESCO dhe ZRrE janë adresa të cilat duhet t’i adresojnë me seriozitet edhe me shpejtësi të gjitha ankesat, mirëpo nuk ka shtrenjtim të energjisë elektrike. Kur ka konsum më të lartë natyrisht se ka edhe faturë më të lartë. Shtrenjtim të energjisë elektrike nuk ka”, ka deklaruar Kurti.
Ndërkaq, opozita e anëtarë të shoqërisë civile kanë kërkuar që Prokuroria të hetojë këto fatura.
Për më shumë shikojeni video më poshtë.
Ligji i pagave
Gjatë javës së kaluar, Gjykata Kushtetuese, ka rrëzuar disa nga nenet e Ligjit të Pagave, të cilin e miratoi Kuvendi i Kosovës, e që u hartua nga Qeveria Kurti. Kjo gjë u prit mirë nga opozita por jo edhe nga pushteti.
Kushtetuesja së pari ka sqaruar, se me këtë Aktjgykim nuk do të afektohen, të gjithë ata zyrtarë, të cilëve u është ngritur paga.
Ndërsa, ulja e pagave, është konsideruar anti-kushtetuese. Edhe disa nga shtesat e parapara me këtë ligj, gjithashtu kanë dalur të jenë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.
Opozita ka thënë se pushteti është shkelës kronik i Kushtetutës teksa pushteti ka thënë se është prekur thelbi i Ligjit.
Targat
Gjatë kësaj javës Serbia mori vendim për njohjen e targave RKS.
Kryeministri Kurti e ka parë si manovëe të re të Beogradit.
“Kështu duhet të lexohet ky veprim i Serbisë, që më shumë se konstruktivitet dhe hap drejt normalizimit, mbi bazën e shkronjës dhe frymës së marrëveshjes bazike, është manovër e radhës jo për hir të shtetit serb, kurrsesi për atë të Kosovës, por për hir të pushtetit në Beograd”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, insistimi i Kosovës në zbatimi e kësaj marrëveshje ka pasur të bëj me parimin e reciprocitetit.
“Qëndrimi ynë për targat ka qenë në parimin e reciprocitetit, të jetë parimor dhe konstruktiv. Vendimin tonë të barasvlershëm do ta marrim sapo që policia jonë kufitare ta vërtetojë që Serbia po e zbaton pa pengesa vendimin e saj” – ka paralajmëruar Kurti.
Ndërkohë, gjatë kësaj jave edhe një grua u vra në rrethana të dyshimta në Prishtinë.
Artila Kameri ndërroi jetë, pasi ra nga kati i dytë i një hoteli në Graçanicë. Lexoni më shumë këtu.