Faton Peci edhe-edhe: Kam dhënë dorëheqje, por do të kthehem në zyrën e ministrit - NACIONALE

Faton Peci edhe-edhe: Kam dhënë dorëheqje, por do të kthehem në zyrën e ministrit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Peci, edhe pse ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Bujqësisë, ka thënë se do të kthehet sërish në zyrën e ministrit.

Sipas tij, nëse largohet kryeministri e ministrat, krijohet në hendek i madh.

“Të gjithë ministrat kanë ofru dorëheqje, por pavarësisht se kemi dhënë dorëheqje, unë kthehem në zyrën ku e kam të ministrit, se largimi i kryeministrit në detyrë dhe largimi i ministrave nga detyra, krijohet një mundësi e një hendeku të madh, dhe nënkupton që dikush mundet me thënë nesër se kemi bërë vepër penale deri në nivel të tradhtisë kombëtare” – u shpreh ai në hollin e Kuvendit të Kosovës, transmeton Nacionale.

Theksojmë se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë.

Kjo pasi raporti i Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve nuk e ka marrë shumicën e votave të deputetëve.

Lajme të ngjashme