Fati i saj në duar të opozitës, përgjigja e Albulena Haxhiut kur pyetet nëse do të bëhet sot kryeparlamentare
Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka refuzuar të përgjigjet kur u pyet nëse do të zgjidhet sot kryeparlamentare.
Haxhiu para gazetarëve tha “pyetne opozitën ju lutem”, kur u pyet mbi këtë çështje.
Theksojmë se Avni Dehari i VV-së në seancën e së enjtes kërkoi votim të fshehtë, të cilin e refuzoi opozita.
Theksojmë se sot për herë të dhjetë, Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën konstituive.
“Deri sot kemi pasur disa tentime, por pa prodhuar rezultat në zgjedhjen e kryesisë. Marrë parasysh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ku thuhet se votimi mund të jetë i formës së hapur, i fshehtë, apo çfarëdo forme tjetër, dhe bazuar në rregulloren e Kuvendit, me qellim të hapjes rrugë për zhbllokimin e procesit, konsideroj që forma e duhur që mund të hapë rrugën për konstituimit është votimi në mënyrë të fshehtë për votime fizike.
E ftoj administratën që t’i bëjë përgatitjet e nevojshme” – tha ai, transmeton Nacionale.
Opozita e deritanishme e konsideroi këtë si një shkelje kushtetuese dhe shkelje e rregullores për punën e Kuvendit të Kosovës.