Familja e Xhafer Devës e padisin ambasadorin gjerman në Kosovë
Në shkurt të vitit të kaluar, Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde kishte shprehur shqetësimin e tij në lidhje me planet e Ministrisë së Kulturës për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë.
Ai ishe shprehur i shqetësuar, siç kishte potencuar ai se Deva ka qenë bashkëpunëtor i nazistëve gjerman.
Mirëpo, në lidhje me deklarimet e ambasadorit se Deva ka marrur pjesë në përndjekjen e hebrenjëve dhe për shkak se shtëpia e tij nuk duhet rinovuar, familja e Xhafer Devës kanë ngitur padi për shpifje ndah Rohde në gjykatën e Berlinit.
Valdet Deva – nipi i Xhafer Devës, tha për Klan Kosova se ambasadori gjerman nuk i shërben popullit gjerman.
“Ambasadori gjerman është servil i politikës serbe”, ka thënë Deva.
Sipas familjarëve, ambasadori ka pranuar tri letra deri tash, ku iu kërkua që të shpallë fakte në akuzat që i bëri, por i njëjti nuk u ktheu përgjigje.
