Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë - NACIONALE

Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Besimtarët myslimanë po festojnë ditën e Kurban – Bajramit. Tashmë edhe ka përfunduar namazi i faljes së së Kurban Bajramit.

Besimtarë po urojnë njëri-tjetrin për këtë festë.

Namazi i Kurban Bajramit është falur nga ora 05:34.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ditën e parë, më 16 qershor 2024, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Festa e Fitër dhe Kurban Bajramit përbëjnë dy nga festat më të rëndësishme për myslimanët.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në mesazhin e tij gjatë faljes së namazit të Kurban Bajramit, ka thënë se është detyrë e jona që ta duam dhe ta ruajmë vendin tonë.

“Prandaj është detyrë e jona që ta duam, ta ruajmë dhe ta mbrojmë vatanin tonë. Është detyrë që të bëhemi qytetarë të një vendi që jetojmë me dinjitet e për t’u bërë të tillë kërkohet që të jemi bashkë duke promovuar atë në të gjitha fushat dhe në çdo vend, por edhe Kurban Bajrami është një rast i mirë për t’iu afruar Zotit me vepra tona të mira, për ta falënderuar atë për bekimin e tij, për të pastruar shpirtin dhe zemrën. Këtë e arrijmë duke kryer vepra të mira, duke zgjatur dorën për të varfëritë dhe nevojtaret”

Bashkërisht mund të bëjmë edhe më shumë në rritjen ekonomike, rritjen e standardeve për një jetë më të mirë në Kosovë në mënyrë që të zvogëlojmë migrimin e popullatës tonë nëpër vendet e botës. Në anën tjetër shohim që nataliteti ka rënë, se Kosova dhe vendet e tjera shqiptare po zbrazën në përmasa të madhe, qiftet e reja nuk bëjnë më shumë se një apo dy fëmijë. Ftojë çiftet e martuara që të kenë më shumë fëmijë ngase edhe këtë ia kemi borxh Kosovës sonë. Të mos frikësohen çiftet e reja për riskun e familjes ngase risku është moment i Zotit. Të mos bëhemi shkaktar për mbylljen e foshnjoreve, çerdheve, shkollave e xhamive, ngase do të na gjykoj e ardhmja e vendeve tona.” – ka thënë ai

Lajme të ngjashme