Falet Fitër Bajrami në Kosovë - kërkohet unitet nga të gjithë - NACIONALE

Falet Fitër Bajrami në Kosovë - kërkohet unitet nga të gjithë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot është ditë e hënë, 2 maj 2022, ora 07:00, dhe para pak çasteve besimtarët e besimit islam kanë kryer ritualin e faljes së namazit të Fitër Bajramit. Urime!

Pas përfundimit të muajit të Ramazanit, besimtarët e fesë islame kremtojnë sot festën e Fitër Bajramit.

Manifestimi Qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe të Prishtinës “Sulltan Mehmet Fatih”. Manifestimi nisi në ora 04:10, me faljen e namazit të sabahut, ndërsa namazi i Fitër Bajramit është falur në ora 06:09.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në meshazin e e tij të urimit bëri thirrje për unitet ndërmjet njerëzve pa dalllim.

Me rastin e Fitër Bajramit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës [BIK], Naim Tërrnava, organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Besimtarë të shumtë e kanë kryer këtë ritual fetar, pas 30 ditësh agjërimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Lajme të ngjashme