Fajon për marrëveshjen e Ohrit: Kishim pritje më ambicioze nga të gjitha anët - NACIONALE

Fajon për marrëveshjen e Ohrit: Kishim pritje më ambicioze nga të gjitha anët

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryediplomatja sllovene Tanja Fajon ka folur sot për marrëveshjen e arritur në Ohër mes BE-së dhe Kosovës e Serbisë mbi aneksin e zbatimit të Propozimit Evropian.

Fajon shprehu vullnetin e saj dhe të shtetit slloven që të ndihmojë Kosovën e Serbinë në zbatimin e marrëveshjes.

Ajo përmendi edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Marrëveshja, siç është rënë dakord nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Vuçiq, është baza, por tani varet se si do të jetë zbatimi kur është fjala për krijimin e një bashkësie të komunave serbe...”u shpreh ajo.

Por, ministrja e jashtme sllovene zbuloi se kishin pritje më ambicioze.

“Mund të themi se në fillim kishte pritshmëri më ambicioze nga të gjitha anët, por tani që ka një bazë, zbatimi do të jetë i rëndësishëm.” – tha ai.

Lajme të ngjashme