Exit Polli i Klan Kosova, Kelmendi jep detaje: Gjysma e komunave të mëdha do të fitohen pa balotazh
Gazetari Adriatik Kelmendi ka dhënë disa detaje rreth Exit Polli-t që po e organizon Klan Kosova për zgjedhjet e sotme.
Autori i emisionit “Rubikon” ka thënë se gjysma e komunave të mëdha do të shkojnë pa balotazh.
Ai ka bërë me dije se në komunat e tjera do të ketë garë deri në mbylljen e vendvotimeve.
“Kush e ka përcjellur “Rubikonin” kohëve të fundit pak a shumë mund t’i dijë edhe trendet, ashtu po shkojnë. Mund të themi se nëse vazhdon kështu, ndoshta gjysma e komunave do të shkojnë pa balotazh, gjysma e komunave të mëdha dhe ka garë në të tjerat”, ka thënë ai, duke dhënë detaje tjera.
“Ndoshta zbulova që thash në shtatë komuna, gjysma mund të shkojë pa balotazh, por në këto tjerat i bie se ka garë dhe do të ketë garë deri në mbylljen e vendvotimeve, kështuqë të gjithë ata se mendojnë që kanë dikë për kë duan të votojnë, mos ta lënë të mos votojnë, le të dalin se do të numërohet secila votë dhe secila votë mund ta sjellë ndryshimin”, ka deklaruar Kelmendi.