“Espresso me Bedri Hamzën”, kandidati i PDK-së për kryeministër e pi kafen e mëngjesit me një mjeke - NACIONALE

“Espresso me Bedri Hamzën”, kandidati i PDK-së për kryeministër e pi kafen e mëngjesit me një mjeke

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, i ka nisur takimet me qytetarë nëpër gjithë Kosovën.

Ai sot kafen e mëngjesit e ka pirë me doktoreshën Adrianë, me të cilën ka biseduar për rritjen e pagave 50% për mjekët dhe personelin shëndetësor.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka shkruar se rritja e pagave për këtë sektor do të ndikojë në përmirësimin e mirëqenien e personelit shëndetësor.

“Rritja 50% e pagave do ta përmirësojë mirëqenien e personelit shëndetësor dhe do t’i motivojë të qëndrojnë në Kosovë për ta ofruar kujdesin më të mirë të mundshëm për qytetarët tanë”, ka shkruar Hamza.

Shikojeni videon KËTU.

Lajme të ngjashme