Eskobari i dërgon Kurtit një mesazh: Të lutem, mos humbë kohë
Gabriel Eskobar, emisar special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, ka dhënë edhe një intervistë relativisht të gjatë në gjuhën angleze për mediumin “Pavlovic”.
Në intervistën e tij, Eskobar është pyetur se cili është mesazhi i tij për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Të lutem, mos humbë kohë” – tha Eskobar.
Tutje, Eskobari ka vlerësuar se letra që Kurti, i ka shkruar sekretarit amerikan, Anotny Blinken, është faktikisht gabim.
“Epo, unë do t'ju them se letra është faktikisht e gabuar në atë që thotë se Lajcak dhe Borrell po bashkëpunojnë me Rusinë për të pasur një qasje të njëanshme kundër Kosovës.” – deklaroi Eskobar.
Në këtë intervistë, Eskobar e ka përsëritur nevojën që Kosova të jetë më pragmatike e realiste.
