Escobar optimist: Vuçiq i gatshëm ta pranojë planin trepikësh të BE-së, Kurti duhet të bindet edhe pak
I dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është shprehur optimist për arritjen e një ujdie për deeskalimin e situatës në veri.
Duke folur për tensionet e fundit në veri të Kosovës në Dubrovnik, ai ka treguar se ka indikator që tregojnë se palët janë afër pranimit të planit tre pikesh të BE-së.
Sipas tij, presidenti serb është i gatshëm të pranoj atë, ndërsa kryeministrit Kurti i duhet edhe pak kohë, raporton Jutarnjilist, transmeton KlanKosova.tv.
“Kemi indikatorë pozitivë që presidenti Vuçiq është i gatshëm ta pranojë atë, por që kryeministri Kurti ka nevojë edhe pak që të bindet”, ka thënë Escobar.
Ai ka vlerësuar se pranimi i planit të BE-së për deesaklim të situatës është zgjidhja më e mirë.
Në të kundërtën, sipas tij, të dy vendet do të humbin shumë.
“Pasojat nuk janë masa ndëshkuese, por ka mundësi të humbura nga të dyja palët, nëse refuzojnë propozimet për krizën e tanishme”, është shprehur diplomati amerikan.