Escobar: Ka shumë zhgënjim me Qeverinë e VV-së, s’është hera e parë që refuzohemi - NACIONALE

Escobar: Ka shumë zhgënjim me Qeverinë e VV-së, s’është hera e parë që refuzohemi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gabriel Escobar, emisar special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, ka folur për marrëdhëniet me Qeverinë e Kosovës.

Sipas tij, nuk është hera e parë që ShBA-ja refuzohet nga ana e kryeministrit Albin Kurti.

Tutje, Escobar ka theksuar se ka shumë zhgënjim me qeverinë e VV-së.

“Nuk është hera e parë, këtë ua them. Dhe, ka shumë zhgënjim me këtë Qeveri të Vetëvendosje – jo vetëm në Uashington, por në Bruksel, në Romë, Berlin dhe Paris gjithashtu. Ne, përderisa i afrohemi 25-vjetorit të aksionit të NATO-s, është e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë që forca e marrëdhënies ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës është mes njerëzve.” – tha ai për Radio Evropën e Lirë.

"Ne gjithmonë do të jemi miq të ngushtë të Kosovës, por kjo nuk do të thotë se nuk do të kemi dallime me individë dhe me qeveri individuale. Dhe, mendoj se këtu jemi tani... po hyjmë në një periudhë të mungesës së komunikimit. Dhe ne, të paktën nga pala amerikane, po bëjmë gjithçka që mundemi për të riparuar këtë marrëdhënie." - ka shtuar Escobar.

Lajme të ngjashme