Escobar i qartë: Kush refuzon partneritetin, përballet me pasojat - NACIONALE

Escobar i qartë: Kush refuzon partneritetin, përballet me pasojat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gabriel Escobar, emisar i ShBA-së, ka mbajtur një fjalim në platformën ZOOM në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se shfyrtëzimi i fjalës sanksion është i pavend.

“Shfrytëzimi i fjalës sanksion është i pavend. Ambasadorët kanë folur për pasoja. Absolutisht, jemi duke kërkuar nga dy vendet të marrin vendimet që çojnë në stabilitet. Ata që duan të jenë partnerë me ne, duhet të punojnë afër me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian, në pikat në të cilat jemi duke insistuar. Një lider nuk mund të ketë në dorë drejtimin e gjithë rajonit. Prandaj, ata që refuzojnë partneritetin do të kenë pasoja." - ka thënë Escobar gjatë një konferencë me medie.

Në adresimin e tij, ai ka folur edhe për çështjen e formimin të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka bërë me dije se bashkësia ndërkombëtare po ia kërkon Kosovës që këtë obligim ta formon brenda kornizave ligjore.

“Duke e refuzuar këtë obligim, Kosova po e refuzon obligim evropian sepse është marrëveshje edhe mes Kosovës dhe BE-së. Nuk po i kërkojmë të bëjë diçka që nuk duhet ta bëjë, po i kërkojmë ta bëjë brenda kornizave. Çfarë nuk kuptojmë është se pse Qeveria e Kosovës refuzon të pranojë obligimet e saj ligjore. E kemi dëgjuar Kurtin të thotë se do vetëm sundimin e ligjit. Nëse duam të flasim për sundim të ligjit Asociacioni është pjesë e tij”, ka theksuar Escobar.

Diplomati amerikan ka folur edhe për takimin e radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurt, dhe presidentin të Serbisë, Aleksander Vuçiq, të cilin e ka paralajmëruar shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

I pyetur nga gazetarët për pjesëmarrjen në këtë takim, ai ka thënë se kjo varet nga përgatitjet e takimit.

Varësisht prej përgatitjeve do të kemi, do të vendosim nëse do të shkoj në Bruksel. Por, pa asnjë dyshim, këto përpjekje do ta kenë mbështetjen amerikane”, është shprehur ai.

Diplomati amerikan ka mohuar pretendimet se SHBA-ja ka përmbushur kërkesat e Serbisë.

Në adresimin e tij, ai ka përmendur rastet kur SHBA-ja ka refuzuar kërkesat e shtetit serb.

Gjithçka qe kemi bërë në këto ditë është se kemi ndihmuar Kosovën. Serbia donte ta shtynim Kosovën të anulonte zgjedhjet, nuk e bëmë. Nuk donte të njihnim mandatet e kryetarëve, nuk e bëmë. Nuk bëmë ato që deshi Serbia. E kemi mbështetur Kosovën. Sepse kemi ndjerë se nuk ka nevojë për tensione më të larta”, ka thënë Escobar.

Masat e BE-së

Dy ditë më parë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka konfirmuar se BE-ja ka përgatitur propozime për masa ndaj Kosovës, pas eskalimit të situatës në veri dhe siç u tha, “dështimit” të kryeministrit Albin Kurti që të ndërmarrë hapa drejt kësaj.

Stano në një konferencë për media, fillimisht ka qartësuar se këto nuk janë sanksione, por masa.

Dua të qartësoj një gjë. S’ka sanksione. BE-ja vendos sanksione, si shkak i masave të definuara nga shtetet anëtare, pas një procesi të gjatë e diskutimeve. Nuk ka sanskione ndaj Kosovës. Për shkak të situatës këto javë, 27 shtete anëtare të BE-së kanë thënë që presin, kërkesë e qartë, për Kosovën dhe Serbinë që të deeskalojnë situatën, sidomos situate në veri që erdhi si shkak i zgjedhjeve.” – ka thënë ai.

Zëdhënësi evropian tutje deklaroi se plani pesë pikësh i propozuar nga kryeministrit Kurti dështon që t’i adresojë në mënyrë adekuate problemet që dolën nga kriza.

Pavarësisht thirrjeve tona, kryeministri Kurti ka dështuar të ndërmarrë hapa dhe aksione për të deeskaluar, plani i tij pesë pikësh dështon që të adresojë në menyrë adekuate problemet qe shkaktuan e që janë rrënjet e krizës… dhe për të cilat presim qe t’i adresojë.” – tha Stano.

Dhe këtu, Stano e konfirmoi se kanë përgatitur propozime për masa me efekt të menjëhershëm,duke përmendur se kanë të bëjnë me pasoja financiare dhe politike.

Bashkimi Evropian në linjë me 27 vende anëtare ka përgatitur propozime për masa me efekt të menjëhershëm. Këto nuk janë sanksione, këto janë masa që merren me efekt të menjëhershëm. Ne presim ende nga kryeministri Kurti që nevojiten për deeskalim të menjëhershëm. Këto masa kanë të bëjnë me pasoja financiare e poitike. Suspendim i vizitave të nivelit të lartë, dhe bashkëpunimit tonë financiar me Kosovën. Këto janë të përkohshëm dhe të kthyeshme.” – tha ai.

Lajme të ngjashme