Escobar: Asociacioni është për ta hequr kontrollin e Serbisë nga veriu - NACIONALE

Escobar: Asociacioni është për ta hequr kontrollin e Serbisë nga veriu

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gabriel Escobar, i dërguar i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, sot ka dhënë disa prononcime interesante në lidhje me situatën në veri.

Një nga këto deklarime ishte edhe ai për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Sipas Escobarit, Asociacionin bëhet për ta hequr kontrollin e Serbisë nga veriu.

“Kjo është arsyeja pse na duhet Asociacioni. Nga perspektiva ime Asociacioni është për ta hequr kontrollin e Serbisë nga veriu dhe për ta futur nën kontrollin e Kosovës, të Kushtetutës suaj dhe të strukturës tuaj legale, nuk shoh arsye pse dikush duhet ta shohë ndryshe këtë.” - deklaroi Escobar.

Lajme të ngjashme