Erërat të forta godasin komunën e Istogut, dëmtohen shtyllat elektrike dhe disa shtëpi - NACIONALE

Erërat të forta godasin komunën e Istogut, dëmtohen shtyllat elektrike dhe disa shtëpi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Kosovë është duke mbizotëruar mot i lig më erëra të forta ku goditjet e erës kanë shkuar deri në 64 kilometra për orë.

Ndërsa sot erërat e forta kanë goditur komunën e Istogut, ku si pasojë janë rrezuar disa shtylla elektrike dhe disa pullaze të shtëpive kanë renë.

Në pamjet e publikuara nga ‘’Peizazhi’’, vërehen demet që ka shkaktuar era e fuqishme.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet emergjente të zjarrfikësve.

Edhe në ditët në vazhdim në Kosovë, do të mbizotërojnë temperatura të ulëta ku do të fryjë erë e ftohtë nga veriu e verilindja, edhe mesatarisht e fuqishme ditën e hënë deri në 14m/s, e më pas e lehtë dhe mesatare 4-9m/s.

Lajme të ngjashme