Erdogani bie nën 50 për qind, Turqia drejt balotazhit?
Qendrat e votimit në Turqi u mbyllën pas një pjesëmarrjeje masive të votuesve në zgjedhjet presidenciale, duke krijuar terrenin për një garë jashtëzakonisht të ngushtë që - sipas rezultateve aktuale - e çon shtetin turk në balotazh. Erdogan po përballet me sfidën e tij më të rëndësishme politike në njëzet vitet e fundit. Rivali i tij kryesor është kreu i opozitës Kemal Kilicdaroglu.
Kilicdaroglu ka bërë premtime të mëdha për të transformuar Turqinë në një drejtim të ri, duke rivendosur demokracinë pas viteve të represionit shtetëror. Planin e tij përfshin fuqizimin e institucioneve të varfra në autonomi dhe rindërtimin e marrëdhënieve të brishta me Perëndimin.
Votimi në ditën e dielës shënon një ngjarje të rëndësishme për Turqinë, me një garë zgjedhore shumë të ngushtë që mund të vendosë mbi udhëheqjen e Erdoganit që ka zgjatur për 20 vjet.
Rezultatet
Kur janë numëruar pothuaje të gjitha kutitë e votimit në zgjedhjet presidenciale të Turqisë, hendeku midis Presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe rivalit të tij kryesor, liderit të opozitës Kemal Kılıçdaroğlu, është ngushtuar në më pak se 5 për qind.
Rezultatet e hershme të së dielës e vendosën Erdoganin në avantazh, por ndërsa numërimi vazhdoi, avantazhi i tij u ul siç pritej. Një balotazh më 28 maj dukej i mundshëm, i cili do të vononte një vendim për dy dekadat në pushtet të presidentit.
Me 94.66 për qind të hapura të kutive të votimit, rezultatet paraprake jozyrtare tregojnë presidentin Erdogan me 49,56 për qind të votave, sipas agjencisë shtetërore Anadolu. Kundërshtari i tij kryesor , Kemal Kilicdaroglu, ka marrë 44.72 për qind të votave.

Siç qëndrojnë rezultatet aktualisht, zgjedhjet presidenciale turke do të shkojnë në balotazh më 28 maj.
Kryetari i Ankarasë, një anëtar i lartë i partisë opozitare CHP të Kemal Kılıçdaroğlu, deklaroi se pret që kandidati i tij të përfundojë përpara Presidentit Erdogan, raportoi The Gudarian.
"Ka mbetur edhe pak kohë për të marrë të gjitha rezultatet," tha Mansur Yavas në një konferencë të përbashkët shtypi në Stamboll me kryetarin e bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu.
Ndërkohë, këshilli zgjedhor, i cili do të shpallë rezultatin përfundimtar, ka thënë se gjithsej 69% e votave – të dhëna brenda dhe jashtë vendit – janë futur në sistemin e tij.
