Kandidati i opozitës në Turqi thotë se Erdogani tani është nën 50 për qind të votave - NACIONALE

Kandidati i opozitës në Turqi thotë se Erdogani tani është nën 50 për qind të votave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kandidati për president të Turqisë, Kemal Kilicdaroglu, ka thënë se presidenti i tanishëm Recep Taip Erdogan është nën 50 për qind të votave.

Kilicdarogul përmes një postimi në Tëitter, ju ka bërë thirrje komisionerëve që të mos lëshojnë vend-votimet dhe sipas tij, populli nuk duhet të flejë e të mbrojë votat.

“Fiksi, i cili filloi me 60 për qind, tani ka rënë nën 50. Vëzhguesit e fletëvotimeve dhe zyrtarët e këshillit zgjedhor nuk duhet të largohen kurrë nga vendet e tyre. Nuk do të flemë sonte o populli im. Unë paralajmëroj YSK-në, ju duhet të siguroni futjen e të dhënave në provinca/” - ka thënë ai.

The Guardian raporton se më numërimin e 75% të votave, Erdogani ka 50.76%, ndërsa Kılıçdaroğlu me 43.43

Lajme të ngjashme