Reagon Erdogan: Qëndroni në kutitë e votimit deri në fund - NACIONALE

Reagon Erdogan: Qëndroni në kutitë e votimit deri në fund

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Disa orë më herët kanë përfunduar zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi dhe është duke vazhduar numërimi i votave. Presidenti aktual, Rexhep Tajip Erdogan, po përballet me tij më të rëndësishme politike në njëzet vitet e fundit. Si pretendenti kryesor i tij është kreu i opozitës Kemal Kilicdaroglu. Erdogan ka shkruar në Twitter në lidhje me zgjedhjet atje.

Kur janë numëruar diku 85% e votave, Erdogan po prin me 50.20 % të votave. Ndërsa numërimi i votave po vazhdon ende dhe rezultati po bëhet gjithnjë e më i ngushtë, Erdogan ka theksuar nevojën për të vazhduar numërimin deri në fund për të përcaktuar me saktësi rezultatin e zgjedhjeve.

Erdogan ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj të gjithë qytetarëve që morën pjesë në procesin zgjedhor dhe ka kërkuar mbështetësit dhe komisionerët e tij të qëndrojnë në kutitë e votimit deri në përfundimin zyrtar të numërimit të votave.

Reagimi i Erdogan:

“Fakti që zgjedhjet e 14 majit u zhvilluan në formën e një feste të madhe të demokracisë me paqe dhe qetësi është një shprehje e pjekurisë demokratike të Turqisë sonë”

“Ndërsa zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë kaq pozitive dhe demokratike dhe numërimi i votave vazhdon ende, përpjekja për të shpallur rezultate me ngut do të thotë uzurpim i vullnetit kombëtar”

“Ne jemi të kënaqur që favori i kombit tonë reflektohet në numërimin e vazhdueshëm të votave. U kërkoj të gjithë mbështetësve dhe shoqëruesve të mi që të qëndrojnë në kutitë e votimit, pa marrë parasysh çfarë, deri në përfundimin zyrtar të rezultateve. Përgëzoj të gjithë qytetarët që votuan në emër të demokracisë dhe morën pjesë në procesin zgjedhor dhe shpreh mirënjohjen time për secilin prej tyre”

Lajme të ngjashme