Erdhi dita për Haki Abazin: Çka po thotë anti-Kusari i madh ndaj Kusarit? - NACIONALE

Erdhi dita për Haki Abazin: Çka po thotë anti-Kusari i madh ndaj Kusarit?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nuk ka në politikën kosovare ndonjë politikan që s’mund ta durojë Mimoza Kusarin më shumë se sa Haki Abazi. Për muaj të tërë ai ka shprehur pakënaqësi pas pakënaqësie, akuzë pas akuze, derisa tash duket se i erdhi momenti i prehjes. Por, edhe tash ai ka disa fjalë të vyeshme.

Ish-zv.kryeministri i Kosovës në Qeverinë Kurti I bëri një paralajmërim të frikshëm në paraqitjen e fundit për një medium shqiptar.

“Ky është fillimi i daljes së majës së Ajsbergut,” – u shpreh ai. Abazi i tregon publikut shqiptar se e kishte kundërshtuar hapur nominimin e saj si shefe e grupit parlamentar të Vetëvendosjes. Ne në Kosovë e dimë mirë një gjë të tillë.

Përgjimi

Abazi e ka denoncuar vazhdimisht Kusarin se ka abuzuar me pozitën e saj si shefe e deputetëve të VV-së. Dhe tash, e ka edhe një argument tjetër të fortë. Qysh ishte futur Sllavko Simiqi brenda zyres së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes?

“Ky është turpi më i madh që mund të ekzistojë. Një përfaqësues i Listës Srpska të hyjë brenda zyres së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për të bërë pazare për agjenda politike... ndërkohë që determinimi ynë si Vetëvendosje në atë kohë ishte që Lista Serbe është dorë e zgjatur e Beogradit.” – argumentoi z. Abazi.

Deputeti i pavarur kishte paralajmëruar në muajin shkurt se ekzistonte një audio-inçizim mes deputetes Mimoza Kusari, deputetes Saranda Bogujevci dhe aktivistes Dejona Mihali për “ngulfatjen e zërit të deputetëve brenda Parlamentit.” - ishte shprehur në atë kohë Abazi.

Deri tash, ky inçizim ende nuk e ka parë dritën e publikimit.

Ndërkohë, sot ai vazhdoi të përmendte se si komunikimi me Radojiçiqin dhe Simiqin ndodhi “pa asnjë konsultim apo informacion”.

“Pa asnjë konsultim – në atë kohë unë kam qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje – pa asnjë informacion, e ashtuquajtura shefe e grupit parlamentar, znj. Kusari ka hyrë në pazare me Listës Srpska dhe ka biseduar me z. Radojiçiq.” – tha Abazi.

Deputeti përmendi sërish një problem të madh në mënyrën se si e udhëheq Kusari grupin parlamentar:

“Një nga përplasjet e mia serioze ka qenë që asnjë nga takimet nuk ka qenë transkriptuar. Kjo i jep mundësinë dikujt si Kusarit që ta përdor pushtetin për agjenda të vogla personale.”

Abazi kishte pasur edhe ofendime të një karakteri të papranueshëm ndaj znj. Kusari duke e quajtur mes tjerash edhe “çadra e Gadafit”.

Lajme të ngjashme