Epopeja e UÇK-së: Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së nëpërmjet imazheve fantastike
Sot kanë nisur aktivitetet në nderim të Epopesë së UÇK-së.
Aktiviteti kryesor sot u mbajt në kazermën ‘Adem Jashari’ me rreshtimin e kuadrateve të FSK-së.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur fjalim në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së me rastin e Epopesë së UÇK-së.
Fotoreporteri i Nacionales, Visar Kadrolli, ka përcjellur këtë ngjarje dhe ka realizuar imazhe fantastike.





























Osmani ka thënë se familja Jashari është themeli mbi të cilin u ngrit liria e Kosovës.
“Nuk ka sakrificë më të madhe se flijimi për atdheun. Në tri ditë të marsit 1998, në Prekaz ndodhi një ndër betejat më heroike të historisë së kombit shqiptar. Dëshmorë u bënë gratë, fëmijët, pleqtë, burrat. Prekazi nuk ishte vetëm një fshat, ishte kështjellë e lirisë, fortifikatë e pamposhtur e kombit tonë, dhe i tillë mbetet edhe sot. Familja Jashari është themeli mbi të cilin u ngrit liria e Kosovës, monument i gjallë i heroizimit të pashoq. Në historinë e njerëzimit rrallë ka ndodhur që një familje të flijohet për idealin e lirisë, duke u bërë motiv për mijëra luftëtarë”, tha Osmani.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka pasur një ushtri më të fortë, më të armatosur dhe më të trajnuar se që e ka sot.
“Rreshtimi juaj sot ku janë ulur bashkë anëtar e familjes Jashari e krerë institucional krijon një skenë ceremoniale që e ruan një traditë të nisur prej 27 vitesh. Rreshtimi ka traditën nga 6 marsi 1999. Po ju drejtohem në mënyrë konvencionale si ushtria e Kosovës sepse kësisoj e kanë quajtur vetën e tyre grupi i armatosur i Adem Jasharit”, tha ai.






