EPISODI 1 | Përjetimi 'special' i Speciales: 2 milionë banorë, 5 milionë qëndrime - NACIONALE

EPISODI 1 | Përjetimi 'special' i Speciales: 2 milionë banorë, 5 milionë qëndrime

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Berat Buzhala e ka rifilluar “Ditarin e Buzhalës” në formën video-cast, e që do të publikohet ekskluzivisht në gazetën Nacionale.

Nuk bëhet fjalë për një ditar sekret e intim, por për një ditar politik, në të cilin ai shprehet lirshëm mbi temat e caktuara në bazë të zhvillimeve më domethënëse në vend.

Në episodin e tij të parë, të titulluar “Përjetimi special i Speciales: Dy milionë banorë, 5 milionë qëndrime”, ai flet për dënimin e Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatin nga Gjykata Speciale. Që të jemi më të saktë, ai flet për reagimin publik në Kosovë që e përcolli dënimin e dyshes së lartpërmendur që një herë e një kohë përfaqësonin veteranët e luftës.

Në këtë episod, Buzhala nuk kursen as ‘vajtuesit’ më të mëdhenj për këto dënime e Specialen në përgjithësi: njerëzit e afërt të PDK-së. Por, në anën tjetër denoncon edhe Kurtin dhe simpatizantët e tij, që po ashtu përmendin sot “padrejtësinë” e këtij tribunali.

Gazetari provon të tregojë se si edhe qëndrimet e njërës palë, por edhe qëndrimet e palës tjetër janë plotësisht kundërthënëse bazuar në realitetin politik të shtatë viteve të fundit.

Ky episod – përkundër temës paksa delikate – ruan karakterin politik përkundër fragmenteve sarkastike.

Buzhala ka paralajmëruar se këto emisione do t’i realizojë dy deri në tri herë në javë, bazuar në zhvillimet e politikës ditore kosovare.

Shikim të këndshëm!

YouTube:

Lajme të ngjashme