Enver Hoxhaj: PDK duhet të rikthehet në qeveri për ta çuar Kosovën përpara - NACIONALE

Enver Hoxhaj: PDK duhet të rikthehet në qeveri për ta çuar Kosovën përpara

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka theksuar rëndësinë e rikthimit të PDK-së në qeverisje, duke e konsideruar këtë si një vazhdim të misionit për ta çuar Kosovën përpara.

"Synoj ta marr mbështetjen e qytetarëve, vota është besim dhe nuk ka asgjë më të shenjtë sesa dikush të të nderojë me votë. Me sjelljen time politike, e kam pasur në ndërgjegjen time çdo vendim që kam marrë. Unë mendoj se në kohën që jetojmë, është jetike të rikthehet PDK në qeveri. Nuk ka të bëjë me rivalitet, por me shtetin e Kosovës. Do të angazhohem ta shoh Kosovën të integruar në NATO dhe Bashkimin Evropian. Kjo mund të arrihet nëse punojmë çdo minutë për ta bërë Bedri Hamzën kryeministër," ka deklaruar Hoxhaj në emisionin "Rubikon" në Klan Kosova.

Ai ka theksuar se në takimet me qytetarët ka ndjerë një entuziazëm të jashtëzakonshëm për PDK-në, që sipas tij nuk është parë që nga viti 2007.

(Pjesë speciale e marketingut)

Lajme të ngjashme