Enver Hasani: Marrëveshja na ofron më shumë me rendin juridik të Serbisë - NACIONALE

Enver Hasani: Marrëveshja na ofron më shumë me rendin juridik të Serbisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani, ka kritikuar marrëveshjen e Ohrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e Planit Evropian. Sipas Hasanit, kjo marrëveshje do të afronte Kosovën me sistemin ligjor serb dhe Kushtetutën e Serbisë.

Profesori shtoi se kjo marrëveshje do të bënte Kosovën të shndërrohej në një "shtet regjional" që do të mund të ngjante me një federatë në të ardhmen.

Hasani tha se me këtë marrëveshje, Kosova po i afrohet sistemit ligjor serb, duke e bërë atë në një shtet me shumë autonomi, me rrezikun që në të ardhmen të shndërrohet në një shtet federativ.

“Ajo pse pala nuk është nënshkruar është se me Kushtetutën e Serbisë, ti figuron si autonomi. Në të ardhmen nëse vjen puna deri tek gjyqi, mu bo pytja sepse andej po shkon sepse më 2010 ka bërë gabim, ajo thotë se kam diskutuar me një etnitet timin, i cili de-fakto është pjesë e imja. Pytjen e parë që duhet ta bëjë gjithkush, është se me këtë marrëveshje, a po i afrohem ne Serbisë apo po i ikim. Unë besoj se po i afrohem. Pasi është afruar më shumë se herët tjera. Kjo është kështu. Shteti regjional, ti po bëhesh, kushtetuta materiale e Kosovës që po krijohet po krijon një shtet regjional jo unitar. Shteti regjional është hap drejt federatës. Cilat janë garancionet e Kosovës. Serbët nuk e kanë autonominë”, tha Hasani në emisionin "Interaktiv" në KTV.

Lajme të ngjashme