Emocionohet deputetja e VV-së: Kurti s’është vetëm, ai është me popullin
Arjeta Fejza, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status, pas fjalimit të kryeministrit Albin Kurti në Kuvend.
Ajo e ka cituar një pjesë të fjalisë së Kurtit, i cili i dha “ca” sugjerime opozitës.
Sipas zonjës Fejza, Kurti nuk është vetëm.
“Kryeministri nuk është vetëm ai është me popullin.
Por këshillë për opozitën:
"Kur Escobari thotë nuk ndalet Asociacioni për një njeri, ju mund të dilni e të thoni Kryeministri nuk është vetëm."
Albin Kurti” – shkroi deputetja e VV-së Fejza.