Emisari gjerman vjen sot për vizitë zyrtare në Kosovë, do të mbajë konferencë për medie - NACIONALE

Emisari gjerman vjen sot për vizitë zyrtare në Kosovë, do të mbajë konferencë për medie

1 vit më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi i Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin sot qëndron për vizitë në Kosovë.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar për vizitën e tij, ku ka bërë të ditur se Sarrazini do të ketë takime.

Sipas njoftimit, pas takimeve ai do të mbajë një konferencë për medie në orën 18:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

“Manuel Sarrazin, përfaqësuesi special i Qeverisë Federale për vendet e Ballkanit Perëndimor do të vizitojë Kosovën. Pas takimeve zyrtare, ai do të mbajë një konferencë për media para nisjes”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane të publikuar të mërkurën.

Lajme të ngjashme