Emisari britanik takohet me presidenten Osmani - NACIONALE

Emisari britanik takohet me presidenten Osmani

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Gjatë qëndrimit në Kosovës, diplomati britanik do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Zyra e këtij të fundit, ka bërë me dije se takimi do të ndodh në ora 16:00.

Vizita e emisarit britanik po realizohet në kudër të shtimit të përpjekjeve të aleatëve perëndimor të Kosovës për arritjen e marrëveshje finale me Serbinë.

Peach, për herë të fundit në Kosovë, ishte më 25 tetor të vitit 2022.

Lajme të ngjashme