Eksperti i sigurisë: Institucionet u përqendruan në veri andaj është rritur krimi - NACIONALE

Eksperti i sigurisë: Institucionet u përqendruan në veri andaj është rritur krimi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Bejtush Gashi, vlerëson se sektori i sigurisë publike në vend është në rënie për shkak të koncentrimit të madh të institucioneve të sigurisë në katër komunat në veriun e Kosovës.

Ai ka thënë se angazhimi në veri ka zvogëluar angazhimin në pjesët tjera të vendit.

“Sektori i sigurisë publike është në rënie sepse koncentrimi aktual i ministrisë, Policisë, është në katër komunat e veriut dhe në këtë drejt është anashkaluar angazhimi në përgjegjësitë dhe detyrimet që ky institucion ka në pjesët tjera të vendit. Për pasojë, ndryshimet që janë bërë shkojnë në drejtimin që të zvogëlohet pjesa operacionale dhe prania fizike e policëve në terren dhe të rritet numri i burokratëve ose i zyrtarëve që rrinë në karrige. Janë shtuar 32 drejtori, është ngritë në departament divizioni i njësive speciale, të gjithë këto ndryshime, pra rritja e strukturës së zyrtarëve që rrinë në zyre zvogëlon numrin e zyrtarëve që shërbejnë në terren”, ka theksuar ai në Interaktiv të KTV-së

Gashi ka shtuar se ka mungesë të zyrtarëve policorë, mungesë të zyrtarëve në vende të targetuara si vende të mundshme për probleme dhe “mosprezenca fizike e zyrtarëve policorë ka ndikuar që shkalla e krimit të jetë në rritje”.

Lajme të ngjashme