Eksperti gjerman: Pres tensione të reja në veri të Kosovës - NACIONALE

Eksperti gjerman: Pres tensione të reja në veri të Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Konrad Kleving, ekspert i Ballkanit nga Instituti “Leibniz” për Studime të Evropës Lindore dhe Juglindore, i tha gazetës Bild që gjithçka është e mundshme në Kosovë, përveç luftës.

Klevingu theksoi që incidentet e tilla si barrikadat dhe serbët e plagosur mund të mos ishin të fundit.

“Konfliktet e dhunshme lokale janë veçanërisht të pritshme në veri të Kosovës, ngjarjet janë krejt të hapura. Përveç luftës, gati gjithçka është e mundshme,”u shpreh ai.

Sipas tij, njohja reciproke nuk do të vijë për një kohë të gjatë.

“Eskalimi i përkohshëm është thjesht çështje kohe. Deri në arritjen e një marrëveshjeje permanente mbi njohjen de fakto të Kosovës nga Serbia, dhe ajo ndoshta s’mund të arrihet për kohë të gjatë,” – tha Klevingu.

Lajme të ngjashme