Ekskluzive: Nexhmi Rexhepi zgjidhet kryetar i Gjykatës Kushtetuese - NACIONALE

Ekskluzive: Nexhmi Rexhepi zgjidhet kryetar i Gjykatës Kushtetuese

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi, është zgjedhur kryetar i këtij institucioni.

Këtë e ka bërë të ditur një burim i gazetës Nacionale brenda Gjykatës Kushtetuese.

Pas raportimit të gazetës Nacionale, edhe Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar zgjedhjen e gjyqtarit Rexhepi në postin e kryetarit.

Në njoftimin për media, Kushtetuese ka bërë me dije se mandati i kryetarit të ri do të fillojë më 31 dhjetor të këtij viti.

Në Seancën Administrative të mbajtur më 10 dhjetor 2024, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, bazuar në paragrafin 5 të nenit 114 [Përbërja dhe Mandati i Gjykatës Kushtetuese] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kanë zgjedhur gjyqtarin, Nexhmi Rexhepi, Kryetar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Mandati i Kryetarit në ardhje të Gjykatës do të filloj më 31 dhjetor 2024, pasi që Kryetarja aktuale, znj. Gresa Caka-Nimani, të përfundojë mandatin nëntëvjeçar (9) të paraparë për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, sipas përcaktimeve të paragrafit 2 të nenit 114 [Përbërja dhe Mandati i Gjykatës Kushtetuese] të Kushtetutës”, është thënë në njoftimin e gjykatës.

Po ashtu, gjykata ka bërë me dije gjyqtari, Safet Hoxha, është zgjedhur zëvendëskryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Nexhmi Rexhepi është emëruar gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese më 9 gusht 2018.

Deri me tani, kryetare e Gjykatës Kushtetuese ka qenë Gresa Caka – Nimani.

Kush është Nexhmi Rexhepit?

Nexhmi Rexhepi është i lind më 1 shtator 1977, në Prishtinë dhe studimet në drejtësi i ka përfunduar në vitin 2001, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Sipas biografisë së publikuar nga Kushtetuesja, Rexhepi studimet pasuniversitare në fushën e të drejtave të njeriut, i ka përfunduar në Universitetin e Sarajevës dhe në Universitetin e Bolonjës, në vitin 2004.

Për qëllime studimore, ai ka qëndruar një semestër (2002) në Universitetin Shtetëror të Arizonës, Shkolla për Administratë Publike (Arizona State University, School of Public Administration), si dhe një semestër (2009) në Universitetin Johns Hopkins, Shkolla për Studime të Avancuara Ndërkombëtare (Johns Hopkins University, School of Advanced International Studies), nën mentorim të profesoreshës dhe shefe e Departamentit për të Drejtën Ndërkombëtare, Ruth Wedgewood.

Po ashtu, për të njëjtat qëllime ai ka qëndruar edhe në Universitetin Karl-Franzens të Gracit, Fakulteti Juridik (Karl-Franzens University, Faculty of Laë), si dhe në Institutin për Teknologji të Illinoisit (Illinois Institute of Technology, Chicago-Kent College of Law).

Sipas gjykatës, Rexhepi aktualisht vijon studimet e doktoratës nën mentorimin e profesoreshës dhe dekane e Fakultetit Juridik të Universitetit të Rjekës, Vesna Crnič-Grotić.

Nexhmi Rexhepi ka shërbyer në disa pozita publike deri me tani.

Karrierën profesione e ka filluar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, kurse më pastaj vijoi si mësimdhënës në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, Departamenti i Shkencave Penale. Gjithashtu, ai ishte udhëheqës për çështje ligjore në Ministrinë për Energji dhe Miniera, si dhe këshilltar ligjor në Zyrën Civile Ndërkombëtare (International Civilian Office).

Lajme të ngjashme