Ekonomistët e bëjnë për ‘pesë pare’ Muratin: “Fatkeqësi”, “I paskrupullt”, “Ministër propaganda”, “Të dëshpëruar” - NACIONALE

Ekonomistët e bëjnë për ‘pesë pare’ Muratin: “Fatkeqësi”, “I paskrupullt”, “Ministër propaganda”, “Të dëshpëruar”

2 javë më parë

nga Xhezair Dashi

Statistikat dhe shifrat në duart e Hekuran Muratit janë shndërruar në një zanat më vete për të lakuar siç ia ka qefi pretendime për arritje “më të lartë ndonjëherë” të gjithçkaje që ai paraqet. Vështirë se ai paraqet diçka e që të mos jetë rrjedhimisht “më e larta ndonjëherë”. Kësisoji duke e përmbushur në plotni edhe kuptimin e statistikanit si zanatliu i “të mos qënit kurrë (teknikisht) gabim”.

E diela e përjavshme e tij nis me farkëtimin e disa pretendim-arritjeve të qeverisjes në fushën e ekonomisë, veçse kësaj here vështirë se edhe një laik në këtë sektor s’mund të mos ndjej shije hidhët në paraqitjen e tij.

Investimet kapitale në 2023 shënojnë rritje prej 33%”, shkroi ai, dhe konkludoi se kjo është “niveli më i lartë ndonjëherë”; e ku edhe vetë tridhjetë-e-tre përqindëshi i rritur është në raport me veten e 2020’ës pandemike.

Ndërkaq arçnemesisi i përdredhjes së tij të çdo-dieleshme, Hykmete Bajrami, s’priti shumë ta zë në flagrancë duke ia vendosur “vulën e rrenës” mbi postim.

Minister propaganda, prapë me shifra të pasakta. Edhe një herë sipas ministrisë që ti drejton - ministrisë së financave, investimet kapitale të nivelit qendror në vitin 2023 janë të njëjta me vitin 2017 - 349 milionë euro, vetëm se në vitin 2017 buxheti i Kosovës ka qënë 1.8 miliardë euro e në vitin 2023 buxheti ishte 2.923 miliardë euro dhe inflacioni në 3 vite të qeverisë tuaj është 23%”, ka shkruar Hykmete Bajrami.

Po krenohesh me ivestimet kapitale të komunave, të cilat në vitin 2023 janë 205 milionë euro dhe nga 2017 janë dyfishu, por ju për komuna asnjë meritë nuk e keni, se veç pengesa ju ke bë si me bllokim të mjeteve vetanake si me tatim në pronë. Mjaftë me propagandë se s'po të shitet. Në qeveri të matët puna, jo fjalët”, shkroi ajo.

Edhe ekonomisti i LDK-së, Berat Rukiqi reagoi menjëherë ndaj shtrembërimeve të Muratit, duke e quajtur edhe “fatkeqësi, përveç manipulimit, se kush po menaxghon me takstat tona".

Rukiqi nxori ekuacionin deklasuses si tiketë përgënjeshtruese ndaj Muratit: “349 milionë euro investime kapitale në vitin 2023, 349 milionë euro investime kapitale në vitin 2017. Por këtu qëndron një dallim. Në vitin 2017 buxheti ishte 1.8 miliardë euros, në vitin 2023 ishte 2.9 miliardë euro”.

“Një grup i të paaftëve dhe një grup i keqmenaxhuesve (me tendera sekret)”.

Paraqitja e Muratit këtë diele për rritjen e investimeve kapitale “më e larta ndonjëherë” për Berat Rukiqi – ish-Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës – është veçse “Fake News”.

Ministri i Financave, në garë me shefin e vet kush po krekoset më shumë, sot paska prezantuar shifra të investimeve, përkatësisht duke e prezantuar vitin 2023 si me të suksesshmin ndonjëherë. Është FAKE NEWS”, shkroi ai.

Edhe për ekonistin e Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafën, kjo “është manipulin i paskrupulltë” ndërsa në pikturën e gjerë “tregon për nevojën dëshpëruese të kësaj qeverie për të gjetur ndonjë rezultat që mund t’ia shesin publikut si pozitiv”.

Fatkeqësisht për Kosovën, rezultate të vërteta pozitive nuk po mund të gjejnë, sepse nuk e kanë asnjë! Vlera e shpenzimeve kapitale e vitit 2023 është e ngjashme me nivelin e shpenzimeve kapitale të vitit 2012, kur buxheti i Kosovës ka qenë sa gjysma e atij të vitit 2023. Nëse e marrim parasysh inflacionin prej rreth 30% që nga viti 2012, atëherë e kuptojmë se investimet kapitale të vitit 2023 madje vlejnë më pak se ato të vitit 2012 për rreth 30% në terma real”, shkroi ai.

Në vitin 2012, 38.5% e buxhetit shkonte për investime kapitale të cilat janë të domosdoshme për zhvillim e mirëqenie, ndërsa në vitin 2023 investimet kapitale përfaqësojnë më pak se 20% të gjithsej shpenzimeve. Kjo pra është rruga kah po na çon kjo qeveri! Taksat e qytetarëve dhe bizneseve nuk po i shfrytëzojnë për zhvillim, por për të financuar skema të ndryshme populliste që në Kosovë po lënë pak e hiq gjurmë, ndërsa po e financojnë importin nga vendet tjera”, shkroi mes tjerash Arben Mustafa.

Lajme të ngjashme