Ekipet mobile vizitojnë të gjithë ata që për shkak të moshës së shtyrë apo shëndetit s’mund të dalin fizikisht
Ministri i Financave Hekuran Murati, ka njoftuar se pas pilot projektit që ekipet mobile të vizitojnë të moshuarit si dhe pensionerët që kanë probleme me shëndetin e që nuk mund të dalin në zyret përkatëse, tashmë një gjë e tillë po ndodh në të gjitha komunat.
Murati ka shkruar se vizitat në shtëpi për pensionistët mbi 80 vjeç si dhe për ata me probleme shëndetësore, janë shtrirë në të gjitha komunat, që nga korriku.
E plotë:
“Po vazhdojnë vizitat në shtëpi për pensionistët që janë mbi 80 vjeç apo që për shkaqe shëndetësore nuk mund të paraqiten fizikisht në zyret e pensioneve.
Pas pilotimit me sukses të këtij programi, që nga muaji korrik e kemi shtrirë në të gjitha komuant, dhe tani ekipet mobile vizitojnë të gjithë ata që për shkak të moshës së shtyrë apo shëndetit e kanë të vështirë paraqitjen fizike në zyrat përkatëse.”