“Eh, okej”: Sikleti i madh, Gashani pranon se iu punësua motra në ministri të Pecit, ky shtiret si i befasuar
Faton Peci dhe Blerim Gashani, dy zyrtarë të lartë të partisë “Guxo”, u përballën me një moment të sikletshëm gjatë debatin në “Pressing” të T7. Analisti Burim Ramadani i përballi me një fakt jo fort komod, atë të punësimit të një familjari të Gashanit, zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Çka ndodhi?
Strategjia e Ramadanit ishte interesante, duke shtruar pyetje, pa konkluduar situatën faktike. Përmes pyetjeve, Ramadani arriti te caku i shënjestruar, duke e “obliguar” Gashanin të pranonte se motra e tij ishte punësuar si zyrtare në Ministrinë e Bujqësisë, që udhëhiqet nga Peci, i cili e bashkëudhëheq “Guxo”-n me Donika Gërvallën.
Pyetja e parë ishte e thjeshtë.
“Ju jeni shokë, a e keni të punësuar ndonjë familjar të Gashanit?” – pyeti fillimisht Ramadani.
Përgjigja e rrufeshme e Pecit ishte “nuk e di”, ndërsa Ramadani insistoi duke kërkuar vazhduar të shtronte pyetje.
“Po, ka ndodhur vitin 2022, motra ime ka hyrë në projekt, jo direkt. Por, me projekt” – tha Gashani.
E pas insistimit me pyetje të Ramadanit, Gashani e pranoi se motra e tij është pranuar si zyrtare e arkivës në Ministri të Bujqësisë.
“Tash është zyrtare e arkivës, a është pranu? Tash është në administrate?” - vazhdoi Ramadani.
Gashani kishte një deklaratë të shkurtër, ndërsa shikimet i hidhte edhe drejt Pecit, i cili dukej sikurse po çuditej nga kjo bisedë.
“Nuk është duke shkuar motra fsheft në punë” – tha Gashani.
Arsyetimi i Pecit ishte i dëgjuar shumë herë më parë dhe i përsëritur nga shumë zyrtarë dhe ish-zyrtarë. Arsyetimi i Pecit ishte se konkursi ka qënë publik.
“Jo për besë unë nuk e kam ditë. Dëgjo, unë nuk e kam ditë” – tha ai, duke e pyetur Gashanin se çfarë mbiemri ka motra e tij.
“Berisha e ka”, u përgjigj Gashani.
“Eh, okej, për qeta m’ka ikë. Nuk e paskam ditë. Me mbiemët me pas pa, zyrtar i ri i rekrutuar kisha mujtë me identifiku. Shumë mirë që e paske gjetë këtë far. Qyre Blerimi u tregu korrekt. Pyetja e jem është a ka pasë konkurs publik dhe cili kriter është thyer në proces të rekrutimit” – tha Peci.
Për këtë temë ka shkruar analisti Lirim Mehmetaj.
“O more profitera, more hajna.
Po nejse, punesimet familjare jane vec nje aspekt krejt i vockel kriminal i kriminelit Faton Peci” – ka shkruar Mehmetaj.
Ndërsa zyrtari i PSD-së, Nol Nushi, ka pasur një koment interesant për këtë temë.
“Secili lojtar i pokerit e kish xhelozu Faton Pecin far poker face po bon! Kqyreni qysh bohet kishe po çuditet” – ka shkruar Nushi.
Secili lojtar i pokerit e kish xhelozu Faton Pecin far poker face po bon!
— Nol Nushi (@nolnushi) October 22, 2024
Kqyreni qysh bohet kishe po çuditet 🤦🤦 pic.twitter.com/XTEyvupufM