Edita Tahiri: Sovranitetin që e kemi pasur më 2013 nuk e kemi më
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka folur për situatën në veri të vendit dhe përiudhën kur Tahiri drejtonte bisedimet me Serbinë.
Tahiri beson se sovraniteti që është arritur në kohën sa ishte kryenegociatore nuk ekziston më.
“Në kohën kur kemi mbërrirë marrëveshjet në Bruksel, sidomos ajo e 2013, kur kemi filuar t’i zhbëjmë dhe i kemi zhbërë strukturat paralele ilegale e kriminale dhe kemi bërë pastaj vendosjen e institucioneve të Kosovës në Veri kur i bombardoi Serbia. Ajo ishte krenari. Në fakt, atë sovranitet që mbërrimë ne atëherë, nuk e kemi tash më. Praktikisht ra sovraniteti në Veri, për shkak të zhvillimeve, por pa e dramatizuar, edhe që ka ra sot, nesër rikthehet. Pra kjo situatë nuk mbetet dhe nuk duhet ta marrim me dramë. Duhet të kemi qasje racionale”, tha Tahiri në T7.
Sot është dita e 18-të prej kur serbët lokalë kanë nisur të vendosin barrikada nëpër rrugë në Veri të vendit.
