Edi Rama krahason veriun e Kosovës me Lazaratin: E quajta "No man's land", lulëzojnë aktivitetet kriminale, s'ka kontroll
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama derisa po mban një fjalim për Kosovën në Kuvendin e Shqipërisë, është deklaruar edhe për intervistën në “Financial Times”, ku fillimisht citohej se ai kishte thënë që “Kosova nuk është tokë e askujt”. Më pas, e njëjta u përmirësua pasi ai kishte deklaruar që “veriu i Kosovës nuk është tokë e askujt”.
Rama ka thënë se ky ishte një lapsuzs i mediumit ku kishte dhënë intervistë me telefonë, “sikur t’ia kishte shtyrë dorën djalli gazetarit”.
Ai madje, ka deklaruar edhe Lazarati në Shqipëri ka qenë “Tokë e askujt”, derisa përmendi që në very po lulëzojnë aktivitetet e jashtëligjshme.
“Edhe një lapsus i prestigjiozes Financial Times, e cila në zbardhjen e intervistës sime dhënë në telefon, kishte harruar, sikur ia kishte shtyrë dorën djalli, fjalën veri para fjalës Kosovë, bashkë me ndjesën publike të gazetarit britanik, siç i takon një gazetari që e meriton këtë titull, unë e karakterizoj veriun e Kosovës me shprehjen angleze “No man’s land”, aty lulëzojnë aktivitete të paligjshme kriminale, nuk ka asnjë kontroll, nuk ka asnjë mundësi të parashikosh çka vjen nesër, çka ishte Lazarati, “No man’s land”, shumë e thjeshtë.” – tha ai.
Rama tutje u shpreh që fjalët e tij u nxorën nga konteksti, si në Prishtinë, ashtu edhe në Tiranë.
“U nxora nga konteksti, me një frymë shpejt, u keqshfrytëzua me epsh të posaçshëm nga të gjithë kalemgjinjtë e Prishtinës zyrtare dhe Tiranës.” – tha ai.