Edhe sot reshje të shiut, rrezik për vërshime në Kosovë
Reshjet e shiut vazhdojnë edhe gjatë natës dhe paraditën e së martës.
Më të përqëndruara nga rrafshi i Kosovës dhe Anamorav, që edhe mund të çojnë deri tek përmbytje lokale, nëse reshjet janë më të shumta, paralajmëron Prishtina Wather.
Reshje bore paraqitën më shumë viseve malore, por se me rënie të temperaturave edhe në pjesë kodrinore gjatë natës. Reshjet gradualisht pushojnë të martën pasdite.
Temperaturat minimale 3C deri 4C, e ato maksimale 6C deri në 8C.
Ditëve vijuese mot më i ftohtë e priten edhe reshje bore kohëpaskohe ditën e mërkurë, me më shumë gjasa ditën e enjtë dhe të premte.