Edhe sot me diell, ky është parashikimi i motit
Deri në fundjavë moti pa ndryshime, me kthjellime. Mjegull përgjatë ultësirave. Mundësi për shi në fillim të javës së ardhshme.
4.01.2023 - Pa ndryshime të mëdha po mbetet moti edhe përgjatë ditëve të ardhshme deri në fundjavë. Do të ketë më shumë kthjellime e diell, derisa ultësirave mjegulla që paraqitet orëve të mëngjesit, mbetet edhe gjatë pasdites. Herë herë mund të ketë edhe vransira kalimtare, por pa mundësi për të reshura.
Ndotësit ajror mbesin në koncentrime të rritura, shkaku i kushteve të motit të qetë që mbanë ndotësit të bllokuar pranë sipërfaqes. Indeksi do të qëndroj më gjatë në vlera të dobëta e shumë të dobëta, kohëpaskohe vlerat e çastit kalojnë edhe në jashtëzakonisht të dobëta.
5.01 - Kryesisht me diell dhe vransira kalimtare orëve të mbrëmjes. Përgjatë ultësirave mjegull.
6.01 - Në ultësira mjegull orëve të mëngjesit që mbetet edhe gjatë ditës. Në pjesë tjera kryesisht me diell.
7.01 - Mjegull orëve të mëngjesit. Kthjellët e me diell gjatë ditës.
8.01 - Kthjellët e me diell. Orëve të mëngjesit mjegull në ultësira.
9.01 - Shtim i vransirave. Deri në mbrëmje priten edhe reshje lokale shiu.
Temperaturat megjithëse shënojnë një rënie të lehtë, vazhdojnë të jenë mbi vlera mesatare edhe gjatë kësaj periudhe. Minimalet zbresin edhe deri në -2C, e ato maksmiale rriten edhe deri në 8C e 9C.
Qetësitë do të jenë më dominuese deri në fundjavë, e ditën e hënë frynë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 4-9m/s.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, me tendencë të rënies në fundjavë.