Edhe pse Qeveri në detyrë, Kurti vazhdon kompletimin e kabinetit me aktivistë të VV-së: Brenda 24 orëve emëron 3 zëvendësministra - NACIONALE

Edhe pse Qeveri në detyrë, Kurti vazhdon kompletimin e kabinetit me aktivistë të VV-së: Brenda 24 orëve emëron 3 zëvendësministra

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në detyrë Albin Kurti po e vazhdon avazin e kompletimin të kabinetit qeveritar, duke i shtirur sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Ani pse qeveria e tij ka rënë më 28 prill kur deputetët nuk kanë arritur të zgjedhin presidentin, Kurti nuk është ndalur duke “shpërndarë” poste politike për aktivistët e zellshëm të VV-së, të cilat do t`i kushtojnë buxhetit të Kosovës.

Duke e injoruar faktin se pas shpërbërjes së Kuvendit, Qeveria e tij funksionon si qeveri në detyrë, ai ka vazhduar emërimin e zëvendësministrave nëpër dikastere të ndryshme qeveritare.

Vetëm në 24 orët e fundit, ai ka emëruar tre zëvendësministra, raporton gazeta Nacionale.

Më 1 maj, kabineti qeveritar ka njoftuar për dy emërime të reja.

Fillimisht, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka emëruar e ka emëruar Ali Dulën në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal.

Më pas, Qeveria ka njoftuar se Kurti e ka emëruar Agon Batushën në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Kryeministri në detyrë Kurti e uroi z. Batusha për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, është thënë në njoftimin e kabinetit qeveritar.

Batashu ka qenë deputetë i VV-së në legjislaturën e kaluar.

Gjithashtu, kryetari i degë së VV-së në Skenderaj, Hysni Mehani, ka njoftuar se është emëruar në pozitën e zëvendësministrit të Financave.

Ai ka bërë me dije se emërimi i tij ka ndodhur dje.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka bërë me dije së në këtë pozitë do të jap më të mirën.

Kryeministri Albin Kurti më ka besuar pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Financave. Në të gjitha angazhimet e mia jam munduar të jap më të mirën, duke shërbyer me sinqeritet dhe ndershmëri. Njësoj do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Faleminderit të gjithë atyre që po më shkruajnë dhe po më urojnë. Bashkë do të bëjmë më të mirën!”, ka shkruar Mehana.

Lajme të ngjashme