Edhe PDK e dërgon në Kushtetuese ligjin për Fondin Sovran - NACIONALE

Edhe PDK e dërgon në Kushtetuese ligjin për Fondin Sovran

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran.

Para mediave, deputeti i kësaj partie, Ferat Shala ka thënë se ky ligj duhet të kthehet.

“Jemi të bindur që do të duhej të kthehej ky ligj tashmë i miratuar, dhe t’i kthehemi normalitetit. Kjo qeveri po orvatet me ligje të tilla diskriminuese, të kap resurset, asetet të gjitha ndërmarrjet që i menaxhon vet...” - u shpreh ai.

Ndërkohë, para pak ditësh, të njëjtin ligj e dërgoi në Kushtetuese edhe partia tjetër opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kuvendi i Kosovës, më konkretisht deputetët e pushtetit, e votuan në një seanca Ligjin për Fondin Sovran.

Ky ligj pritet që t’i marrë në pronësi asetet strategjik të Kosovës.

Lajme të ngjashme