Edhe në CEFTA me asterisk (*) - "Shpërblehet" Kurti për heqjen e ndalesës ndaj mallrave serbe, gëzohet pushteti - NACIONALE

Edhe në CEFTA me asterisk (*) - "Shpërblehet" Kurti për heqjen e ndalesës ndaj mallrave serbe, gëzohet pushteti

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Me asterisk (*) që pezull i qëndron mbi emër për t’i ngrerë vëmendjen lexuesit që statusi i Kosovës “nuk paragjykohet” ndërsa citohen dy dokumente rreptësisht të kundërta: Rezoluta 12/44 që sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës ia njeh nën juridiksion Serbisë (ish-Republikës Federale të Jugosllavisë) dhe Opinionin e GjND-së për Pavarësinë e Kosovës si plotësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare – dhe të konfirmuar si të ligjshme ndërkombëtarisht. Kështu do të jetë tash e tutje rasti me Kosovën në CEFTA, e cila s’do të përfaqësohet më nga misioni i OKB-së, UNMIK-u.

Fillimisht, në lidhje me këtë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se erdhi “pas një pune intensive të Qeverisë së Kosovës”, pa falenderuar askund Gjermaninë e cila i ofroi Albin Kurtit kompromis me heqjen e pengesave për mallrat serbe, të cilin ky e pranoi.

“Ju njoftojmë se në takimin që kemi pasur me CEFTA-n, me Serbinë si udhëheqëse e këtij viti, ku në këtë takim është marrë vendim që përfundimisht pjesëmarrja e UNMIK është larguar dhe kjo ka ardhë pas një pune intensive të Qeverisë së Kosovës. Kosova do të përfaqësohet vetë dhe pa pjesëmarrjen e UNMIK. Qeveria përmes MINT me datë 24 shtator kishte adresuar letrën në sekretariat ku kërkonim largimin e UNMIK-ut, në mënyrë që Kosova të përfaqësohej si vendet tjera anëtare.” – tha ajo në një konferencë për media.

Në të njëjtën konferencë, i pranishëm ishte edhe Jeton Zulfaj, këshilltar i Kurtit, i cili pranoi konfirmoi se Kosova edhe në CEFTA do të përfaqësohet me asteriks, apo e njohur si fusnotë.

“Po, përfaqësimi rajonal ende është me asterisk. Kjo është nga viti 2012 dhe vitin e kaluar, me marrëveshjen e re, marrëveshja bazike ajo adreson në nivel horizontal çështjen e asteriksit. Marrëveshja me Serbinë për njohjen de facto largon asteriksin, sepse nuk është vetëm CEFTA, Kosova gjithandej në organizata rajonale është përfaqësuar me asterisk. Asteriksi ka ardhë në vitin 2012, është e vërtetë që atë kohë është mendu si fjollë bore, por që ka kalu një kohë e gjatë dhe ajo marrëveshje si e tillë, ka kaluar një kohë e gjatë, sidomos me marrëveshjen e re që kemi arritë vitin e kaluar.” ka thënë ai, transmeton Nacionale.

Ndërkohë, ndër të parët që reaguan, ishte pikërisht ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i cili përmes një shkrimi në platformën “X” ka dhënë lajmin se Kosova nuk do të përfaqësohet më nga misioni i Kombeve të Bashkuara (OKB) – UNMIK-u në Marrëveshjen për Tregti të Lirë në Europën Qendrore – CEFTA.

“Vërtet një lajm i mirë për Kosovën dhe gjithë rajonin: CEFTA është zhbllokuar dhe tani e tutje, Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj, ashtu siç duhet, e jo nga UNMIK-u. Një hap i madh përpara për përfaqësim dhe pjesëmarrje të barabartë në këtë organ rajonal!”- ka shkruar ambasadori.

Në anën tjetër, shefja e UNMIK-ut, Karoline Ziadeh tha se “mbështesin konsensusin e arritur sot”.

“Mbështesim konsensusin e arritur sot”, ka thënë shefja e UNMIK-ut, Karoline Ziadeh, pasi Kosova (me asterisk) do të përfaqësojë tash vetveten në Marrëveshjen për Tregti të Lirë (CEFTA) pas heqjes së ndalesës së mallrave serbe.

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, merr parasysh një marrëveshje të arritur më herët sot mes palëve të CEFTA-s, përfshirë UNMIK-un, për miratimin e një vendimi për ndryshimin e Komitetit të Përbashkët të Rregullores së Punës”.

UNMIK-u ka luajtur vazhdimisht një rol të rëndësishëm në lehtësimin dhe mundësimin e bashkëpunimit në CEFTA, duke mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur sot. Ky vendim hapi rrugën për miratimin e marrëveshjeve novator në dobi dhe prosperitet ekonomik të njerëzve në rajon.” – u tha në një komunikatë për media.

Lajme të ngjashme