Edhe LDK-ja do ta dorëzojë në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Zyrtarë Publikë
Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi për medie ka për të ditur se sot në orën 15:00 do ta dorëzoj në Gjykatën Kushteutese, Ligjin për Zyrtar Publik.
“Sot (e premte), më datë 30 dhjetor 2022, në orën 15:00, Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon në Gjykatën Kushtetuese, Kërkesën për vlerësim të kushtetueshmërisë së Ligjit për Zyrtarët Publik.”
PDK, më herët e dorëzoi në kushtetuese të njejtin.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë
Paralajmërime se këtë ligj do ta dërgojnë në kushtetuese ka pasur tërë kohën nga partitë opozitare.
Sipas PDK-së, ky Ligj bie ndesh edhe me detyrimet që Kosova ka marrë ndaj Bashkimit Evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe parimet evropiane për administratën publike.
Kryeministri Kurti, ditën e miratimit të këtij ligji e pati quajtur një ndër momentet më të rëndësishme të demokracisë.
Bashkë me Ligjin për Pagat, Kurti këtë ligj e patë quajtur ndër më të rëndësishmit.
Por, siç duket së pari duhet të kalohet filtri i kushtetutshmërinsë, pikërisht përmes gjykatës që ka për obligim ta shqyrtojnë një gjë të tillë.