Edhe Glauk Konjufca në përkrahje të marshit për drejtësi - NACIONALE

Edhe Glauk Konjufca në përkrahje të marshit për drejtësi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka dalur edhe publikisht në mbështetje të marshit për drejtësi, i cili do të mbahet më 2 prill, diten e dielë, në mbështetje e solidarizim për ish-krerët e UÇK-së, të cilët gjenden në Hagë.

Gjykimi, apo thënë më saktë shqyrtimi gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve pritet të filloj, të hënën me datë 3 prill.

“MARSHOJMË PËR DREJTËSI!

E diel, 2 prill, ora 14:00.”- ka shkruar Konjufca.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje, që është partia më e madhe në Kosovë dhe udhëheqëse me Qeverinë e Kosovës, e ka përkrahur marshin solidarizues për Hashim Thaçin dhe të tjerët, që do të mbahet me 2 prill. Sigurisht, një qëndrim befasues nga partia në pushtet, pasi dje Albin Kurti, kryeministër i Kosovës e lider i VV-së deklaroi se nuk ka dëgjuar për këtë nismë.

Megjithatë, VV-ja, përmes një postim në Facebook, LVV-ja ka shkruar se lufta çlirimtare e Kosovës është një prej ngjarjeve historike me të vlefshme.

“Lufta jonë çlirimtare është prej ngjarjeve historike më të vlefshme që kemi. Falë kësaj lufte të drejtë, sakrificës, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorëve dhe martirëve tanë, gëzojmë lirinë dhe shtetin që e kemi sot. Instanca të njëpasnjëshme gjyqësie kanë provuar ta gjykojnë luftën tonë çlirimtare por asnjëra nuk gjeti asgjë andaj edhe u formua kjo gjykatë e padrejtësisë speciale që po i mbanë krerët e luftës tonë në Hagë.” – shkruan VV-ja.

Por sërish VV-ja e ka përmendur vetëm Rexhep Selimin me emër, ish-deputet i VV-së, duke i anashkaluar emrin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Jakup Krasniqit, që po ashtu janë të paraburgosur në të njëjtën akuzë sikurse Selimi.

“Rexhep Selimit, ish-shefit të grupit tonë parlamentar, anëtarit të Kryesisë, që së bashku me Lëvizjen ishin kundër themelimit të kësaj gjykate, i është këputur përgjysmë angazhimi i rëndësishëm e kontributi i mirë për vendin. Por, është e sigurt se Rexha ashtu siç ka kryer secilën punë me sukses do të dali fitimtar edhe në betejën e radhës.” – vlerësoi VV-ja.

Lajme të ngjashme