Edhe Gjykata Supreme rrëzon ankesën e PDK-së, nuk ka rivotim në Mitrovicë - NACIONALE

Edhe Gjykata Supreme rrëzon ankesën e PDK-së, nuk ka rivotim në Mitrovicë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Gjykata Supreme ia ka rrëzuar ankesën PDK-së.

Si rezultat, nuk ka rivotim në Mitrovicë.

Gjykata Supreme vendosë për tri ankesa të paraqitura kundër vendimeve të PZAP-së

- Kolegjet e Gjykatës Supreme kanë refuzuar si të pabazuara dy (2) ankesa administrative të paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ndërsa kanë pranuar si të bazuar një (1) ankesë.

Në rastin e parë, me numër lënde AA.nr.122/2025, është refuzuar si e pathemeltë ankesa e parashtruar nga subjekti politik: Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me seli në Prishtinë, kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL.Anr.439/2025, të datës 14.11.2025.

Pasi PZAP kishte refuzuar ankesën e PDK-së, kjo e fundit, ka paraqitur ankesë në Gjykatë Supreme, duke kërkuar të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që brenda afatit të caktuar ligjor të përsërisë procesin zgjedhor në Komunën e Mitrovicës, duke kryer rivotim në përputhje me ligjin dhe rregulloret përkatëse.

Gjykata Supreme e Kosovës, duke u nisur nga gjendja e tillë faktike dhe ligjore e çështjes, e ka pranuar në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së.

Gjykata Supreme konstaton se asnjë nga pretendimet e palëve nuk është provuar dhe faktuar dhe nuk ekziston bazë ligjore që të provojë se ka pasur shkelje të natyrës substanciale që mund të ndikojnë në integritetin e procesit zgjedhor ose në rezultatin përfundimtar, andaj, vlerësoi se dëshmitë e paraqitura nuk krijojnë bazë të mjaftueshme për gjykatën që të krijohet bindja se në rastin konkret duhet të urdhërohet rivotimi.

Lajme të ngjashme