Edhe gjatë Qeverisë Kurti kishte pasur ‘kërcënime’ me tërheqje të trupave të KFOR-it - NACIONALE

Edhe gjatë Qeverisë Kurti kishte pasur ‘kërcënime’ me tërheqje të trupave të KFOR-it

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bordi editorial i mediumit prestigjioz “Bloomberg”, publikoi të enjten një opinion ku do të goditej ashpër Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti. Diku mes rreshtave, kërkohet që atij “t’i bëhet me dije që NATO nuk qëndron përjetësisht në terren”. Por, diçka e ngjajshme kishte ndodhur edhe gjatë Qeverisë Kurti I.

Nacionale tashmë e ka përkthyer të plotë opinionin e “Bloomberg”, i cili është publikuar edhe nga një medium tjetër i afërt me demokratët, “Washington Post”.

Në këtë shkrim, kërkohet që ShBA-ja t’i bëjë presion Kurtit, që t’i pezullojë politikat që janë parë si provokuese nga komuniteti serb në Kosovë.

Por, përmendet edhe NATO.

“Nga ana e saj, SHBA duhet t'u bëjë të qartë liderëve të Kosovës se gatishmëria e NATO-s për të mbajtur forcat e saj në terren nuk është e përjetshme. Mbështetja e vazhdueshme ushtarake perëndimore për Kosovën duhet të kushtëzohet nga shenjat e përparimit drejt një zgjidhjeje paqësore që u jep komuniteteve serbe një vetëqeverisje më të madhe.” – shkruan mes tjerash.

Kurti ishte përballur me një situatë të ngjajshme, edhe gjatë herës së parë kur mori pushtetin.

Ishte ajo kohë kur ky i fundit po refuzonte të largonte taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe. Kështu, senatori amerikan, Rand Paul atë kohë kishte dalë me një shkrim në Twitter, ku mes tjerash, deklaronte se “kha për t’i sjellë trupat tona (të NATO-s), paq kaq shumë vitesh atje.

“Unë mbështes paqen dhe tregtinë me të gjithë. Unë inkurajoj Kosovën që të kthejë një faqe dhe të punojë me Serbinë për një paqe të qëndrueshme. Koha për t’i sjellë trupat tona në shtëpi pas kaq vitesh atje.” – kishte shkruar Rand Raul.

Ndërkaq, një kërkesë të ngjajshme e kishte pasur edhe senatori tjetër amerikan, David Perdue.

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me përparimin historik në horizont, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha tarifat e vendosura ndaj Serbisë.” – kishte thënë ai.

Ky shkrim, ishte ripostuar në Tëitter edhe nga djali i presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump Junior.

“Pajtohem. Janë 650 trupa amerikane në Kosovë. Koha për t’i kthyer në shtëpi.” - tha ai.

Editorialin e plotë të Bloomberg mund ta lexoni në linkun më poshtë:

Lajme të ngjashme