Edhe Gërvalla niset për në Bled të Sllovenisë
Edhe shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla, është nisur për në Bled të Sllovenisë.
Me anë të një postimi në Twitter, ministrja Gërvalla ka treguar se udhëtoi për në Slloveni pas ftesës nga homologia e saj Tanja Fajon.
“Kosova mbetet e përkushtuar për të avancuar strategjitë globale dhe rajonale për paqe, solidaritet dhe siguri,” – u shpreh znj. Gërvalla.
Në këtë forum po merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.
On my way to the @BledStratForum, looking forward to participating upon the invitation from my Slovenian counterpart Tanja Fajon @tfajon. Kosova remains committed to advancing regional and global strategies for peace, solidarity, and security. #BSF2023" https://t.co/v5shawr81h
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) August 28, 2023